Në fytyrë i lexoheshin 85 rrudha,
si njëmijë e një udha.
Unë me 28 rrezatime,
e njëmijë e një ëndërrime,
për njëmijë e një udhëtime.
I strukur sa një trumcak,
thërrime buke hante pak nga pak,
i përtypte si thërrime kohe,
ushqente trishtimin ne sytë,
e kërkonte një jetë të dytë,
e mua koha me ngeci ne fyt,
një mllef,
ndaj jetës,
shpirtit,
fillimit,
mbarimit,
përjetësisë,
atij çasti
që më mbyt...
Kur njeriu të çlirohet nga konceptet kohë dhe hapesirë do mund të ndihet i lirë edhe i rëndë si ajri. Atëherë kur të ç'materializojë, sekondat, orët, ditët...me pak fjalë kur të ndalojë numërimin, nga i pafuqishëm njerëzor do të behët një i plotëfuqishëm zero. Tek të ndjerit hiç edhe bosh është plotëfuqishmëria më e lartë njerëzore. Të qënurit zero të bën të ndihesh infinit. Hiçi është përjetësi...
Saturday, April 29, 2017
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Krejt normale
Se ti te dielen erdhe e me takove, e te henen s’me the asnje fjale, e te marten ike pergjithmone. Pa na pyetur, ...
-
Sot kam tere diten qe bej te bashkohem me masen edhe me te vetveten. Po eci mbi te shkuaren duke protestuar qe te jem ne te tashmen. U be ko...
-
Mbrëmje mes kalimtarësh, avuj fixhani çaji si shtëllunga resh, zëra violinash, puthje të të dashuruarve, trokitje gotash vere, mjaulli...
-
se pritja te rendon ne shpatulla, si nje pallto dimri e lagur. se dashuria te rendon ne stomak, si nje femi nente muajsh qe nuk lind. ...
No comments:
Post a Comment