Tuesday, March 11, 2014

Marsi i Veriut


Ketu Marsi ka tjeter arome edhe tjeter ngrohtesi. Dielli eshte i ftohte por perendon ngadale edhe pushtueshem. Dalengadale, qielli duket sikur pushton token. Mbase keshtu eshte perendimi kudo neper bote por une kam ca kohe qe i jap me shume vemendje edhe kohe. Mbase!

Kishte disa dite qe zymtesia kishte pushtuar gjithcka dhe nje hije trishtimi mbulonte lagjen perreth. Qe dite dite e Shtune kur cdo gje u ringjall si me magji. E diela u be Universale si dikur, e Dielle. Mora bicikleten si zakonisht per tek strofulla ime aty ky pasqyra e liqenit skajohet me rrezet.

Lulet po celin edhe me kembengulje kerkojne mbijetese. 

Sunday, March 2, 2014

E huaj

Zogjtë ja morën këngës,
dje në mëngjes, e sot në drekë.
Ngaqë të këndoja s'dija
u perpoqa të të flas,
në gjuhën  time,
gjuhën e kraharorit.

U stërmundova të gjeja fjalët,
dhe çalë-çalë po të shkruaja Shqip,
vura re që Shqipja po më braktiste.

E atëherë, u ndjeva e huaj,
si ne gjuhën time, si ne gjuhen tuaj.

Se të ndjerit e huaj,
është ndjesi e vranët, e athët dhe e hidhur.

Ashtu e huaj, një rrugëtim të larget nisa,
ama, më pranë vetes unë u gjenda,
e krijova një strehë,
brenda shkronjave të poezisë sime.









Krejt normale

Se ti te dielen erdhe e me takove, e te henen s’me the asnje fjale, e te marten ike pergjithmone. Pa na pyetur, ...