Monday, August 11, 2014

Nje e Hene e Lagesht

Kjo fundjave kishte qene zeher. Ishte bere si nje skene e Godo-se edhe nje pritje e gjate kishte bllokuar te gjitha mendimet e mia. Hena si per cudi qe e rrumbullaket edhe e plote si nje tollombace ne fosfor. Une tek ecja mbi metrone per te filluar diten e punes ne dore mbaja librin e Homo Faber. E zhytur komplet ne personazhet edhe ne skenat e pershkruara madje harrova edhe canten ne metro. Si rrahe here, ose me sakte si asnje here me pare. Kjo ndodhi e beri te gjithe fundjaven zeher.
Nje cante e humbur me corientoi te gjithe fundjaven time te cilen e kisha stolisur me plane axhendash Europiane. Javes qe vjen me duhej te hyja ne ambasade per te rinovuar qendrimin tim edhe isha e varur ne letra edhe dokumenta ato dite. Per kete arsye liria ime qe e kufizuar aq shume ne nje cante.
Duke qene se pritja po me vriste, mora trenin e pare te ores tete. Rruges m'u kujtua endrra e nje nate me pare, nje grup indianesh qe me jepnin canten ne rikthim. Mendova: endrra, s'kane ndonje kuptim sikurse stergjysherit tane duan t'i bejne te kuptimta. Arrita ne stacionin e teatrit. Aty gjendej pika e sendeve te gjetura edhe humbura. Canta ime qendronte aty me te gjitha sendet e mia personale.
Pata nje gezim corientues. Tanime cdo gje dukej e zgjidhur por une qeshe serish e trishte. Me duheshin te tjera dokumenta edhe letra per t'u pergatitur edhe per t'u perballur. Kjo ma beri diten edhe me te zymte. Shiu beri te veten edhe nuk po pushonte tere diten.

Nepermjet peripecirash shiu u duk sikur ca gjera u vune ne vend. Mora metrone si zakonisht per t'u kthyer ne shtepi para se te me zinte erresira. Qyteti mori nje hije dimri sot edhe koha qe pak e ftohte. Iku vapa me gushtin po me thonin mendimet me ze te heshtur. Me pas zura vend ne krah te dritares edhe ne drejtim te shoferit. Ne kete menyre shijoja edhe rrugetimin e shkurter. Duke qene se eshte e zakonshme ne nje rregull te pashkruar askush te mos ulet perkrah njeri-tjetrit nese do kete sedile te lira.
Krejt habitshem nje djale rreth te njezetave ulet krah meje. E shoh me habi edhe me sheh me habi. Fillova te mendoja qe pse valle duhet te ulet krah meje edhe te me pengoje leximin. Vazhdova te lexoja Homo Faberin edhe brenda meje kisha nje sere ankimesh qe me zhurmonin shpirtin. Ndersa ky djale krah meje padashje me preku nje here teska po rehatohej ne sedile. U habita edhe me shume. Mendova te nderroja sedile por s'dija se si te veproja. Shkarazi fshija librin sepse nuk doja te lexonte cfare une po lexoja. Beri nje telefonate te shkurter...u perpoqa te kuptoja disi por mendimet e mia ishin te turbullta.

Gjate gjithe kohes mendoja se cfare e solli kete te ri te ulej prane meje ndersa kishte kaq shume vende te lira ne metro. Edhe ai u be gati per te dalur ne te njejtin stop sikurse une edhe nuk po m'i ndante syte. Habitshem ne mendjen time po e qortoja edhe nuk po e kutpoja pse duhej te me shikonte ngultazi ne sy. Behemi gati per te kaluar porten edhe shikoj qe mbante nje shkop ne dore edhe kerkonte rrugen...qe i verber. E pashe ne sy ngultazi edhe njehere, ai po me shikonte me te njejtin ritem. Ashtu ne heshtje duke u pare sy me sy apo tru me tru i kerkova falje...
Qe nje hene e lagesht edhe fillova te shijoj zhurmen edhe pamjen e shiut me ndjenja te perziera fajesimi.

Krejt normale

Se ti te dielen erdhe e me takove, e te henen s’me the asnje fjale, e te marten ike pergjithmone. Pa na pyetur, ...