Saturday, April 29, 2017

Përjetësi

Në fytyrë  i lexoheshin 85 rrudha,
si njëmijë  e një  udha.

Unë  me 28 rrezatime,
e njëmijë  e një  ëndërrime,
për njëmijë  e një udhëtime.

I strukur sa një trumcak,
thërrime buke hante pak nga pak,
i përtypte si thërrime kohe,
ushqente trishtimin ne sytë,
e kërkonte një jetë të dytë,
e mua koha me ngeci ne fyt,
një mllef,
ndaj jetës,
shpirtit,
fillimit,
mbarimit,
përjetësisë,
atij çasti
që më mbyt...

Krejt normale

Se ti te dielen erdhe e me takove, e te henen s’me the asnje fjale, e te marten ike pergjithmone. Pa na pyetur, ...