Wednesday, May 27, 2015

Sot është e Mërkurë


Teksa ishte e Merkurë, në mendimet e Sokolit përfytyrohej një e Martë. Ishte i trishte atë mëngjes ndonëse dielli po pëllciste si saç. Zogjtë i cicëronin pranë dritares duke dashur t'i përcillnin një lajm, por një mendje e Martë s`dëgjonte dot.

U zgjua sikur të ishte e Hënë,
me përtesë dhe me një marrësi të së Martës. Bëri kafen në xhezve edhe vështrimet iu ngulën në dritaren drapërushe një metër katrorshe. Nëpër labirinte mendimesh dhe haluçinacionesh i'u be sikur të qe natë. Dielli i'u shndërrua në hënë edhe dita në natë.

Hapi kompjuterin edhe gërmoi në shkrimet edhe pikturat e Frida Kahlos për të larguar një hidhërim që i kishte ngecur në gryke që nga ëndrra e natës së kaluar. Shkrimet edhe pikturat e Frides po ia benin ditnatën lëmsh edhe kafja iu bë zeher.

Ashtu në trishtim, edhe në një përplasje për të shijuar një copë letërsi në anglisht gërmoi s
ërish në tastierë. Këtë herë po vetkënaqej me Teodor Kekon edhe iu rikthye një buzëqeshje. Mbi tavolinë e priste Doris Lessing por qe shkruar në gjuhë te huaj edhe nuk po e ndjente në stomak...

S'kishte shfletim faqesh ndërsa lexonte në ekranin e qelqtë, por fjalët i hynin drejt e në zemër. Ishin në gjuhën e tij edhe u kujtua që ishte e mërkurë.

Trishtueshëm lexoi për të disatën herë Teodorin, i përmalluar edhe ndonjë herë i përlotur për atë copëz vend që kishte lënë ca mijëra ditë më parë. Nuk i mungonte copëza e tokës, por gjuha dhe fjala me origjinë shpirtërore. 


Si i marrë, filloi të shkruante në tastierë duke kujtuar shkrimtarët e mëdhenj që shkruanin me penë edhe bojë. Ndjenja inferioriteti i pushtuan duart e përsëri nuk ndalej... përplaste tastet e tastierës duke gërmuar në kujtesën e fjalëve ku fshihej gjuha e shpirtit.

Dielli u fsheh nën re edhe cdo gjë u bë gri edhe zymtë. Një trishtim i bukur mbështolli të gjithë ajrin. Sokoli ndezi një cigare në ballkon duke vëzhguar pemët edhe duke u vërvitur në një dilemë të rradhës, ishte e Martë apo e Mërkurë?

Thursday, May 7, 2015

Shakespear, such a liar!

Shakespeare lied to us about love,
he wrote Rome and Juliet
and he says love is unconditional,
that love doesn't know hate,
that love is about appreciation,
that love is altruistic,
that love can solve everything,
that for love people do everything!

No, love is full of conditions:
It's how you look like,
if you are ugly or beautiful,
if you are fat or slim,
if you are tall or short,
how you smile and laugh,
what you study or what you work,
how you talk you don't talk....

Love is so much EGO,
all the time selfish
if we don't get from it what we want we just throw it,
we want to get all the time,
offering is always counted,
getting is what the EGO wants all the time.

If you are not giving,
there is someone else no problem,
love is so easily replaced,
just to match the frame.

Shakespeare you such a liar!
You made people think
that people are not replaced and special,
people easily get replaced and they fall in love...

Love is conditional,
Love is EGO,
There are hundrends Romeo,
There are hundreds Juliet...

Shakespeare you such a liar!



 


Krejt normale

Se ti te dielen erdhe e me takove, e te henen s’me the asnje fjale, e te marten ike pergjithmone. Pa na pyetur, ...