Tuesday, December 29, 2015

Çast

Mbrëmje mes kalimtarësh,
avuj fixhani çaji si shtëllunga resh,
zëra violinash, puthje të të dashuruarve,
trokitje gotash vere,
mjaullima macesh në asfalt,
dhe gjithkund ajri buzëqesh.
Sa dua që këtë çast për fyti t'a kap,
kembëkryqur të ulemi e t'i flas,
t'i them mos të ikë, e të rrijë më gjatë.
Por, si grimca rëre momentet ikin pas,
ndërsa eci përpara të ardhmen për të kapur
e ardhmja tradhëtare, dinake
e fshehtë si nata,
krejt çastet si copëza yjesh në qiell mi hedh.
Ky çast varet në hendekun e së shkuarës,
e ashtu në kujtime ndrit gjithnjë,
si një yll në errësirë.
Sot, teksa çastet tok mblidhen,
me hapa përpara të ardhmen për të kapur,
e ardhmja tradhëtare, dinake
e fshehtë si nata,
çastet mi var si yje në qiellin e errët.

No comments:

Post a Comment

Krejt normale

Se ti te dielen erdhe e me takove, e te henen s’me the asnje fjale, e te marten ike pergjithmone. Pa na pyetur, ...