Thursday, April 10, 2014

Shkrimtaret e tastierave

U be disa kohe qe edhe une e kam harruar te shkruaj me pene sic thonin dikur. Shkrimtaret e nje epoke tjeter permendin ne shkrimet e tyre qe marrin penen, bojen apo edhe pikturat e aso kohe tregojne telajo dhe mjete teper te thjeshta mekanike per te shprehur ndjenjat e tyre edhe artin. Ndersa sot edhe une qe mendoja se do i shpetoja gjithe kesaj gjendem perballe nje tastiere duke shkruar frymezimet e mia ne nje tjeter menyre si dikur. Gjithsesi, kjo nuk i minimizon ndjenjat por ka nje hir te se vertete mbi magjine.

Magjia e te shkruarit ne leter edhe ne ekran eshte e skajme...nga njeri skaj ne tjeter por ndjenjat jane te thena edhe te ndjera si ne njeren menyre dhe tjetren. Sot, ne perendim eshte bere e modes te kesh sa me shume diploma edhe kualifikime sikurse kerkohet neper vende pune apo rrezume sikurse thuhet ndryshe. Eshte edhe kualifikim te shkruash sa me shume, te japesh mendime mbi nje teme apo tjeter edhe padashur te gjithe ne u beme shkrimtare. Jam dakort qe te gjithe ne si njerez e kemi kete dhunti por ama nje shkrimtari te vertete nese ja imponon nje sistem aq bindshem sikurse ne perendim ka dicka qe nuk shkon.

Sikurse une sot. Mbase, nje pjese narciste e imja po pranon qe une gjindem ne shkrimtaret e mire....mbase megjithse nuk kam marre asnjehere nje konfirmim nga turma...mbase ngaqe as me duhet e as nuk e dua. Pikerisht, ketu qendron problem i momentit te te gjitha ketyre studimeve ka shume procese konfirmimi. Ne nje menyre apo tjetren uniteti vjen edhe humbet. Ajo pjese e gjithsecilit e cila duket se eshte unike ne sistemin tone te edukimit ka filluar te shtypet edhe duke kerkuar nje model te se mires edhe perfektes. Padashur te gjithe thjesht kerkojme konfirmim edhe presim nje konfirmim qe jemi me te miret.

Se di as vete se si keto mendime po kuptohen. Gjithsesi ndjenjat e te jetuarit ne nje sistem te ketille dashje pa dashje do te programohen. Masat edhe turmat nuk jane te shendetshme per qenien njerezore edhe kjo duhet luftuar sa nuk eshte vone.

Krejt normale

Se ti te dielen erdhe e me takove, e te henen s’me the asnje fjale, e te marten ike pergjithmone. Pa na pyetur, ...