Tuesday, December 29, 2015

Çast

Mbrëmje mes kalimtarësh,
avuj fixhani çaji si shtëllunga resh,
zëra violinash, puthje të të dashuruarve,
trokitje gotash vere,
mjaullima macesh në asfalt,
dhe gjithkund ajri buzëqesh.
Sa dua që këtë çast për fyti t'a kap,
kembëkryqur të ulemi e t'i flas,
t'i them mos të ikë, e të rrijë më gjatë.
Por, si grimca rëre momentet ikin pas,
ndërsa eci përpara të ardhmen për të kapur
e ardhmja tradhëtare, dinake
e fshehtë si nata,
krejt çastet si copëza yjesh në qiell mi hedh.
Ky çast varet në hendekun e së shkuarës,
e ashtu në kujtime ndrit gjithnjë,
si një yll në errësirë.
Sot, teksa çastet tok mblidhen,
me hapa përpara të ardhmen për të kapur,
e ardhmja tradhëtare, dinake
e fshehtë si nata,
çastet mi var si yje në qiellin e errët.

Puthje Vjeshtarake

Nën një fllad të ëmbël freskues vjeshte,
gjethet e kuqerremta fluturonin,
e gishtërinjtë e mi ata të tutë shtrëngonin.

Frikën e të panjohurit emocion ndjeja,
derisa në prehër  lehtas më ftove,
më puthe në ballë e flokët më ledhatove.

"I dashur, unë nuk jam e lehtë,
nuk me duhesh ti vjeshtën për të shijuar,
më jep vetëm puthjet e tua
dhe më ler, më lër me kujtimet ti mua"-të pëshpërita.

E ti me puthje përsëri, në ballë, e në duar
e unë doja te ikja, ngadalë
e ndërsa gjethet bienin valë-valë...

"I dashur, unë nuk jam e lehtë,
s'mundesh me dy gjethe vjeshte ti të më rrëmbesh"












Dikur

Perpelitem ne kujtime,
dhe netet blu me vijne nder mend,
nete te gjata me puthje plot
nen strehezen e yjeve 
kur enderronim per nje cati,


sonte nen catine me tjegulla,
gjumin ne bashke ndajme
por une kam te tjera endrra
dhe ti mbase ne mendime
te dikujt tjeter ngrohetesi gjen.

Si u beme keshtu i dashur?
Vetem kujtime ne shtrat me perqafojne
ti shpesh me thua se me do,
e une prape te besoj.

Une mendoj se me s'te dua,
e puthjeve te tua prape i gjunjezohem.
Te largoj dhe ti serish me buzeqesh,
dhe ti tenden me ben prape.

Por une dua me shume,
s'mundet ndjenja ime vetem
me te qeshuren tende te ushqehet.

Une kerkoj netet blu,
castet qe rreshkasin nga hareja.

Se per mua dashuria ka tjeter emer,
ka magji dhe nje rrahje zemre
por ti po behesh i mishte dhe
une po dua te iki larg.

Te thashe me mijera here,
 jepi emer tjeter ndjenjes,
se vetem prekja nuk na shpeton.

Ti s'me degjon ose ti aq di,
e une ngadale dua te iki.
Se ti prane meje fle,
e une enderroj per ate qe ti s'je.

Sa shume te doja dikur,
sa e bukur ndihesha,
dua te te dua serish per here te pare,
se edhe vetja po me mungon...

Krejt normale

Se ti te dielen erdhe e me takove, e te henen s’me the asnje fjale, e te marten ike pergjithmone. Pa na pyetur, ...