Shiu kishte dite qe nuk pushonte ne fshatin e zymte. Qiellin kam kohe qe i kam harruar ngjyren blu sikurse e mbaj mend ne Tirane. Po behen jave edhe gati muaj qe i bekuari Diell na ka lene shendene. Bora hera-heres te qeteson edhe nje fije drite percjell mbi dritare ne mengjese te pergjumerta e te erreta. Qirinjte ndizen ne cdo dhome duke kerkuar heshtazi ngrohtesi te larget. Kartolinat u bene dixhitale ne kete shekull edhe une padashje kujtoj miqte e mi te shperndare neper bote me mall edhe nje buzeqeshje e trishte me ledhaton fytyren. Disa lote jane te lejuar te shprehin nje ndjenje nostalgjie, malli, gezimi apo mallegjinmi thjesht ne shenje proteste te nje te shkuare qe s'kthehet me. Mbase disa kujtimeve te te tjereve, te vetvetes apo ndoshta thjesht te disa ndjenjave qe buronin krejt ciltersisht edhe femijerisht ne nje kafene te dikurshme.
Valevitem ne te tashmen duke i bere himn lumturise se djeshme.
Shiu s'po pushon as sot sikurse dje. Ditet po behen gati-gati te njejta por une s'jam me si dje. Dalengadale kujtimet marrin udhen edhe une fluturoj bashke me to. Pemeve te gjelberta pertej xhamit te dritares u jane shtuar gjethet sikurse kujtimet e mia. Disa zogj cicerojne edhe pse qielli eshte gri. Mendimet e mia fluturojne bashke me ta duke kerkuar nje tjeter qiell dhe strehe. Enderrimet u bene pjese edhe te dite-nates. Zymtesia e diteve ketu me dhuron thjesht deshire per t'u larguar serish ose per te qendruar perhere ne kete ndjesi largimi. Sikurse shume prej nesh e beme tonen kete ndjesi qe s'i jap dot nje emer, por di te them qe duket sikur nuk rrojme dot pa te...te qenurit larg dhe rrahje e plasaritje zemre per t'u kthyer pas.
Shiu pushoi por zymtesia gri vesh qiellin edhe ajrin gjithkund. Mendimet serisht fluturojne atje ku qielli ishte blu, dielli shnderrinte edhe ne dite te varfera. Kafenete mbusheshin me te qeshura edhe me biseda ankimesh. Ishte nje lumturi letargjike por serish kerkonim qe te largoheshim...dhe keshtu maratona e nje ikjeje per te gjetur nje tjeter lumturi ka nisur prej kohesh. Dalengadale ikja do i zere vendin lumturise letargjike per te nisur nje rreth vicioz serish.
Dhe shiu fillon serish...
Kur njeriu të çlirohet nga konceptet kohë dhe hapesirë do mund të ndihet i lirë edhe i rëndë si ajri. Atëherë kur të ç'materializojë, sekondat, orët, ditët...me pak fjalë kur të ndalojë numërimin, nga i pafuqishëm njerëzor do të behët një i plotëfuqishëm zero. Tek të ndjerit hiç edhe bosh është plotëfuqishmëria më e lartë njerëzore. Të qënurit zero të bën të ndihesh infinit. Hiçi është përjetësi...
Friday, February 14, 2014
Subscribe to:
Posts (Atom)
Krejt normale
Se ti te dielen erdhe e me takove, e te henen s’me the asnje fjale, e te marten ike pergjithmone. Pa na pyetur, ...
-
Sot kam tere diten qe bej te bashkohem me masen edhe me te vetveten. Po eci mbi te shkuaren duke protestuar qe te jem ne te tashmen. U be ko...
-
Mbrëmje mes kalimtarësh, avuj fixhani çaji si shtëllunga resh, zëra violinash, puthje të të dashuruarve, trokitje gotash vere, mjaulli...
-
se pritja te rendon ne shpatulla, si nje pallto dimri e lagur. se dashuria te rendon ne stomak, si nje femi nente muajsh qe nuk lind. ...