Friday, November 22, 2013

Perendia Sol


Ne oxhakun e dhomes se madhe, 
drunjte kercellasin nga zjarri i kuqterremte. 

Nen fixhanin e cajit te avullt mbremjet mes kalimtaresh,
marrin arratine dhe zene vend ne te shkuaren.

Sa e bukur eshte e shkuara!
E shkuara apo nostalgjia?

Gjithcka qe iken behet ne te tashmen
me e vyer, me e cmuar dhe pothuajse ideale.

Nuk po flas per kujtimet, 
kujtimet jane thjesht copeza te rendomta.

Kujtimet jane te varura ne hendekun e portes se te tashmes,
E shkuara eshte nje ecjake e se tashmes.

Ne qiellin e zymte kerkojme perendine diell,
qe hena dhe yjet shume shpejt i zaptojne.

Hena sikur uleret mes yjesh qe te dashuruarit
te takohen te nesermen nen rrezet e nje dielli fluturak.

Dalengadale gjithcka behet fluturmthi,
momentet vrapojne, ndersa une dhe ti gjetem strehe henen.

Mbremjet nisin heret dhe mengjeset nisin vone,
yjet qendisin qiellin dhe ne i lutemi henes per perendine Sol.






Krejt normale

Se ti te dielen erdhe e me takove, e te henen s’me the asnje fjale, e te marten ike pergjithmone. Pa na pyetur, ...