Wednesday, July 29, 2015

Hamendësoj

Në kuzhinë akrepat e orës ndiqnin njëri-tjetrin,
në bahçe dy pleq tymosnin cigaren e rradhës,
koha i lagte si shi i imët e i ngadalshëm,
ndërsa pleqëronin si dy femijë.

Shiu pikërronte nga lartesia e qiellit në tokë, 
e ujiste pemët të lartësoheshin nga toka në qiell.


Femijët loznin, qeshnin, hareshëm nën shi, te rinjtë plaknin ditët në rini,
e pleqtë kujtonin të shkuarën e bukur!

Nje muzg kaploj qytetin...
akrepat e orës pushuan së ecuri,
në një pikëtakim të gjysmëerrësirës e gjysmëdritës,
pleqtë u shndërruan në dy trumcake.

Filxhani i kafesë u rrotullua, u thye....e një flutur u nis për në Stamboll. 


Friday, July 24, 2015

Quotes series

I don't get so much bothered from a close-minded, openly racist as I get from someone who preaches with long speeches about human rights, tolerance, equality while his/her own behaviors, actions, attitudes show intolerance, racism and puts down a waiter after the wise speech has finished.    

Krejt normale

Se ti te dielen erdhe e me takove, e te henen s’me the asnje fjale, e te marten ike pergjithmone. Pa na pyetur, ...