Monday, May 5, 2014

Ora 12'

Sot kam tere diten qe bej te bashkohem me masen edhe me te vetveten. Po eci mbi te shkuaren duke protestuar qe te jem ne te tashmen. U be kohe qe me kujtohesh bashke me trishtimin dhe buzeqeshjen tende. Dashur pa dashur gjendesh gjithmone diku aty neper kujtime te fjetura apo qe i ngjajne nje tjeter jete. Edhe dje teksa isha ne autobuz me dukej sikur po kaloj ne cikle jetesh te ndryshme. Madje, nje lloj frike me pushtoi se mbase njerezit nuk me mungojne me aq shume. Vetmia eshte pjese e imja edhe une filloj ta shijoj.

Mall

Mall,

Mall per cdo rruge te Tiranes,
edhe njerezit e saj te varfer a te krekosur.
Mall edhe per kafenete qe duken sikur do dergjen,
per shetitjet plot vrull e monotone te pranveres.

Mall per te gjithe miqte e mi qe kryqezoheshim
neper rruge me endrren per te ikur nga ai qytet...
Sot e ikur, malli me kujton vetem nje Tirane te bukur pranverore.

Krejt normale

Se ti te dielen erdhe e me takove, e te henen s’me the asnje fjale, e te marten ike pergjithmone. Pa na pyetur, ...