Tuesday, March 11, 2014

Marsi i Veriut


Ketu Marsi ka tjeter arome edhe tjeter ngrohtesi. Dielli eshte i ftohte por perendon ngadale edhe pushtueshem. Dalengadale, qielli duket sikur pushton token. Mbase keshtu eshte perendimi kudo neper bote por une kam ca kohe qe i jap me shume vemendje edhe kohe. Mbase!

Kishte disa dite qe zymtesia kishte pushtuar gjithcka dhe nje hije trishtimi mbulonte lagjen perreth. Qe dite dite e Shtune kur cdo gje u ringjall si me magji. E diela u be Universale si dikur, e Dielle. Mora bicikleten si zakonisht per tek strofulla ime aty ky pasqyra e liqenit skajohet me rrezet.

Lulet po celin edhe me kembengulje kerkojne mbijetese. 

Sunday, March 2, 2014

E huaj

Zogjtë ja morën këngës,
dje në mëngjes, e sot në drekë.
Ngaqë të këndoja s'dija
u perpoqa të të flas,
në gjuhën  time,
gjuhën e kraharorit.

U stërmundova të gjeja fjalët,
dhe çalë-çalë po të shkruaja Shqip,
vura re që Shqipja po më braktiste.

E atëherë, u ndjeva e huaj,
si ne gjuhën time, si ne gjuhen tuaj.

Se të ndjerit e huaj,
është ndjesi e vranët, e athët dhe e hidhur.

Ashtu e huaj, një rrugëtim të larget nisa,
ama, më pranë vetes unë u gjenda,
e krijova një strehë,
brenda shkronjave të poezisë sime.









Friday, February 14, 2014

Cicerimat e shiut

Shiu kishte dite qe nuk pushonte ne fshatin e zymte. Qiellin kam kohe qe i kam harruar ngjyren blu sikurse e mbaj mend ne Tirane. Po behen jave edhe gati muaj qe i bekuari Diell na ka lene shendene. Bora hera-heres te qeteson edhe nje fije drite percjell mbi dritare ne mengjese te pergjumerta e te erreta. Qirinjte ndizen ne cdo dhome duke kerkuar heshtazi ngrohtesi te larget. Kartolinat u bene dixhitale ne kete shekull edhe une padashje kujtoj miqte e mi te shperndare neper bote me mall edhe nje buzeqeshje e trishte me ledhaton fytyren. Disa lote jane te lejuar te shprehin nje ndjenje nostalgjie, malli, gezimi apo mallegjinmi thjesht ne shenje proteste te nje te shkuare qe s'kthehet me. Mbase disa kujtimeve te te tjereve, te vetvetes apo ndoshta thjesht te disa ndjenjave qe buronin krejt ciltersisht edhe femijerisht ne nje kafene te dikurshme.
Valevitem ne te tashmen duke i bere himn lumturise se djeshme.

Shiu s'po pushon as sot sikurse dje. Ditet po behen gati-gati te njejta por une s'jam me si dje. Dalengadale kujtimet marrin udhen edhe une fluturoj bashke me to. Pemeve te gjelberta pertej xhamit te dritares u jane shtuar gjethet sikurse kujtimet e mia. Disa zogj cicerojne edhe pse qielli eshte gri. Mendimet e mia fluturojne bashke me ta duke kerkuar nje tjeter qiell dhe strehe. Enderrimet u bene pjese edhe te dite-nates. Zymtesia e diteve ketu me dhuron thjesht deshire per t'u larguar serish ose per te qendruar perhere ne kete ndjesi largimi. Sikurse shume prej nesh e beme tonen kete ndjesi qe s'i jap dot nje emer, por di te them qe duket sikur nuk rrojme dot pa te...te qenurit larg dhe rrahje e plasaritje zemre per t'u kthyer pas.

Shiu pushoi por zymtesia gri vesh qiellin edhe ajrin gjithkund. Mendimet serisht fluturojne atje ku qielli ishte blu, dielli shnderrinte edhe ne dite te varfera. Kafenete mbusheshin me te qeshura edhe me biseda ankimesh. Ishte nje lumturi letargjike por serish kerkonim qe te largoheshim...dhe keshtu maratona e nje ikjeje per te gjetur nje tjeter lumturi ka nisur prej kohesh. Dalengadale ikja do i zere vendin lumturise letargjike per te nisur nje rreth vicioz serish.

Dhe shiu fillon serish...

Sunday, December 8, 2013

Debora e pare

Mengjesi qe i bardhe edhe i brishte,
dalengadale u duk sikur rete zbriten ne toke
Dhe ja ku ja filloi magjishem debora e pare,
fiashka qe ndjekin njera-tjetren
papritmas, cdo gje u mbulua ne kuverta te pambukte

Krejt e magjishme dhe e fresket,
bie paqesisht mbi floket e faqet tona
ledhatueshem ze vend mbi peme e cati shtepizash

Gezimi jone feminor s'ka kufi 
te qeshura e lojera te se shkuaresh 
behen njesh me ty dhe ne rrokullisje hidhemi me ty

Nata dalengdale bie por bardhesia jote i ben sfide,
nuseron gjithkund sonte edhe buzeqesh me mister

Edhe diellit i vodhe dashurine sot,
kur qoshke me qoshke re plot e perplot.
E kendshme, e paqte edhe e heshtur 
bie sot nga qielli pareshtur...

Te ky atdhe i dyte a i trete, je debora ime e pare
le strehen qiell e vallezueshem shtrihesh ti mbi bar...




Friday, November 22, 2013

Perendia Sol


Ne oxhakun e dhomes se madhe, 
drunjte kercellasin nga zjarri i kuqterremte. 

Nen fixhanin e cajit te avullt mbremjet mes kalimtaresh,
marrin arratine dhe zene vend ne te shkuaren.

Sa e bukur eshte e shkuara!
E shkuara apo nostalgjia?

Gjithcka qe iken behet ne te tashmen
me e vyer, me e cmuar dhe pothuajse ideale.

Nuk po flas per kujtimet, 
kujtimet jane thjesht copeza te rendomta.

Kujtimet jane te varura ne hendekun e portes se te tashmes,
E shkuara eshte nje ecjake e se tashmes.

Ne qiellin e zymte kerkojme perendine diell,
qe hena dhe yjet shume shpejt i zaptojne.

Hena sikur uleret mes yjesh qe te dashuruarit
te takohen te nesermen nen rrezet e nje dielli fluturak.

Dalengadale gjithcka behet fluturmthi,
momentet vrapojne, ndersa une dhe ti gjetem strehe henen.

Mbremjet nisin heret dhe mengjeset nisin vone,
yjet qendisin qiellin dhe ne i lutemi henes per perendine Sol.






Friday, October 11, 2013

E huaj

Nga qetesia qe te ofron ky vend degjoj zogjte teksa cicerojne dhe gjethet vjeshtarake qe fershfellejne nen fluturimin e eres. E gjithe kjo harmoni e natyres i ben mendimet e mia te materializohen ne fjale dhe me cojne ne pushimet e femijerise qe i kaloja ne fshat. Ketu natyra u perket pemeve, zogjve apo mendimeve ndersa ne kujtimet e femijerise time natyra i perkiste njerezve dhe lojrave te femijeve. Ndersa endem midis dy identiteve gjej nje identitet te fshehur tek te shkruarit edhe natyra dhe nuk ndihem me e huaj...

Tuesday, June 4, 2013

Origjine

Qiejt fluturonin neper re,
ngjyra te perhimta qe fshihen.
Nje qen qe leh dhe mace qe dashuronin.

Qendrova aty ne kolltukun qe lekundej
teksa rehatohesha,
dhe gjyshja e Arditit me pershendet me plot perzemersi:
"Si je xhan? Futu brenda se po ben ftohte!"

Hena doja qe te dilte me heret,
por ajo po priste mbremjen.
Ne muzg dielli ikte ngadale,
perballe meje me nota te vakta.

Mendimet me ngrine dhe rete i bashkuan
bashke me qiellin u bene nje.
Dalengadale po binte nata
e yjet filluan te me benin shoqeri.

Zerin e henes prisja,
ulerimat e nates te me zgjonin.
Papritmas cdo gje ra te flinte
ndersa une, ti dhe hena gjetke fluturonim.





Krejt normale

Se ti te dielen erdhe e me takove, e te henen s’me the asnje fjale, e te marten ike pergjithmone. Pa na pyetur, ...